Fansi e ngacmon në koncert, ky është reagimi i Taynes

Tayna ka pak vite në tregun muzikor, mirëpo reperja ka arritur të renditet në mesin e emrave më të suksesshëm.

Ajo është shumë aktive me publikimin e këngëve të reja dhe pjesëmarrjen në koncerte.

Së fundmi në një koncert reperja ka surprizuar me veprimin ndaj një fansi.Një fans i Taynës ka publikuar një video në TikTok ku shkruan “Po flirtoja me Taynën dhe ajo këndoi një këngë për mua”.

Në video dëgjohet duke i thënë: “Më e mira je me rob shpie”. Por nuk ka vonuar dhe përgjigja e reperes: “Edhe ti më i miri je me rob shpie”.

Kujtojmë që Tayna është treguar shumë e rezervuar sa i përket jetës private dhe nuk dihet nëse është në një lidhje apo jo.