Në mediat ndërkombëtare kanë qarkulluar lajmet për një përtëritjetë filmit legjendar ‘Scarface’, këtë herë nën regjinë e italianit Luca Guadagnino.
Guadagnino ka shpenzuar pjesën më të madhe të karrierës së tij duke drejtuar filma prestigji, kështu që “Scarface” do të ishte një përmbushje e karrierës së tij. Ai së fundmi ka drejtuar xhirimin e “Suspiria” për Amazon Studios.
Por fansat e këtij filmi duken se janë kundër kësaj ideje, ata në rrjete sociale kanë shkruar se është vetëm një aktor që i takon roli i ‘Tony Montanës’ dhe ai është Al Pacino.