Familjarja e të vrarit në Ferizaj del me njoftim për varrimin e tij

Varrimi i të vrarit sot në Ferizaj, Gazmend Hyseni, do të bëhet nesër në ora 13:30 te varrezat e qytetit në Ferizaj.

Kështu ka njoftuar një familjare e të ndjerit.

Fitore Hyseni Topalli, ka shpërndarën njoftimin nëpërmjet rrjetit Facebook.

“NJOFTIM: Të Allahut jemi, tek ai do kthehemi. Ju njoftojmë se varrimi i të ndjerit Gazmend Hyseni bëhet nesër në kohen e drekës në ora 13:30 tek varrezat e qytetit”, ka shkruar ajo.