Familjarët e ish-krerëve të UÇK-së mbërrijnë në Hagë, marrin pjesë në seancën e sotme

Familjarët e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë mbërritur para Gjykatës së Hagës, aty ku sot do t’i thonë fjalët përfundimtare Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimit.

Atje kanë shkuar gruaja dhe djali i Kadri Veselit, gruaja dhe vëllezërit e Rexhep Selimit si dhe djali i Jakup Krasniqit, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkohë, ditë më parë në Hagë kanë arritur edhe vëllezërit e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Gazetarja e Klan Kosovës, Rina Mujku e cila po përcjell nga afër zhvillimet në Hagë, ka siguruar fotografitë e familjarëve të katërshes së UÇK-së.