Në mesin e 45 personave të djegur në autobusin e aksidentuar ishte edhe një familje 4 anëtarëshe, shkruan lajmi.net.
Këngëtarja e njohur Ganimete Abazi e njohur me nofkën Ganja sot përmes rrjeteve sociale ka reaguar menjëherë pas lajmit
Familja e cila u shua sot ishin familjarë të afërt të saj. Ajo shkroi një dedikim mjaft prekës për ta në Facebook.
Avniu i cili ishte babai i dy binjakëve dhe bashkëshorti i viktimës femër, ishte djali i tezes së këngëtares.
“Dhimbje,trishtim,lot! Se kam mendu që kështu do ikni! Sa të vështirë e kam tani me ardhë në Shkup e mos me ju taku! Të pata djalë teze, por të deshta si vëlla o Avni Do të na mungoni shumë! Pushoni në parajsë engjujt e mi”, ka shkruar Ganja./Lajmi.net/