Një person është arrestuar të mërkurën në Gjilan, pasi dyshohet se me dy persona të tjerë e kanë keqpërdorur detyrën zyrtare në Komunë e Parteshit, zyrat e gjendjes civile.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se dyshohet që personat në fjalë kanë bërë falsifikimin e disa dokumenteve.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të dyshuarit tjerë gjenden në arrati.