Falsifikoi dokumente, arrestohet 28-vjeçari

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se dje, më 19.08.2021 policët nga Njësiti për punë të brendshme Aerodrom dhe Draçevë, kanë arrestuar një 28-vjeçar me iniciale M.N. nga Shkupi.

Për të ishte shpallur fletarrest qendror për mbajtjen e dënimit me burg për kryerjen e veprës penale “falsifikim të dokumenteve” në bazë të nenit 378 të Kodit Penal.

M.N. do të dërgohet në burg për mbajtjen e dënimit./TV21