Falimentoi “Eurostandard Banka”, pronari Kostovski paralajmëroi padi

Pas mbylljes së Eurostandard bankës nga ana e Bankës Popullore, aksioneri kryesor në këtë bankë , Trifun Kostovski, paralajmëroi se drejtësinë për rastin do ta kërkojë jashtë vendit, duke theksuar se për atë ka të drejtë legjitime, sepse objektivisht bëhet fjalë për investim të huaj.

Guvernatorja e Bankës Popullore Anita Angelovska-Bezhoska informon se mbyllja e “Eurostandard bankës” nuk do ta vërë në dyshim stabilitetin e sistemit bankar, ndërsa të gjtiha depozitat e kursyesve do të paguhen në korrniza të afateve ligjore.

Sipas gjendjes deri më 31 korrik të vitit 2020, është paralajmëruar kompensimi i 136.619 deponuesve ose 99,4 për qind e numrit të tërësishëm, me 4,4 miliard denarë, 780 deponuesit tjerë nuk do të kompensohen në tërësi sepse do të mbulohen vetëm shumat në bankë deri në 30.000 euro.

BP informon se kohëve të fundit për shkak të rreziqeve në punë “Eurostandard banka” ka qenë nën kontroll të përforcuar supervizor dhe gjatë gjithë kohës i janë caktuar masa dhe ka qenë supervizion i përforcuar për mënjanim të dobësive.

Sipas Angelovska Bezhoska, problemet kyçe të bankës ishin reflektimi I dobësive nga periudha e kaluar, ndërsa jo gjendja e tanishme. Një nga dobësitë më të mëdha në punën e bankës ishte ndërmarrja më e madhe e rrezikut kreditues ose sigurimi më i vogël i kredive që janë dhënë, ndërsa ajo ka rezultuar me humbje kreditore.

Fajin për falimentimin Trifun Kostovski ia lë Bordit drejtues të bankës, të cilin e akuzoi për keqpërdorim të kapitalit edhe në llogaritë e personave fizik dhe juridik në bankë, por edhe te Banka Popullore, në të cilën, sipas tij, është shpejtuar për mbyllje të “Eurostandard” dhe nuk ka dashur të ndihmojë. Sipas tij, ka pasur partner potencial për shpëtim të bankës, por BP “nuk ka ndarë as pesë minuta t’i ofrojë shans atij investitori”.

Komiteti për stabilitet financiar, informoi se edhe pas falimentimit të “Eurostandard bankës” sistemi bankar është dhe mbetet stabil dhe i sigurt, por stabil dhe të sigurta janë të gjitha bankat tjera dhe bankat e kursimeve.

Fondi për sigurim të depozitave i informon personat fizik – deponentë në “Eurostandard bankën” se kompensimi në bazë të të gjitha depozitave të cilat i kanë në Bankë do të fillojë në afat prej 20 ditësh dhe do të përfundojë në pajtim me dispozitat ligjore.

“Fondi do t’i kompensojë depozitat e siguruara, por jo më shumë se 30.000 euro sipas depozitit në bankë të llogaritura sipas kursit të mesëm të Bankës Popullore më 12 gusht, 2020”, informojnë nga Fondi.

Sipas vendimit të Bankës Popullore dhe Komisionit të letrave me vlerë të enjten përfundimisht ia merr lejen e punës për kryerje të shërbimeve të letrave me vlerë “Eurostandard bankës”, duke treguar se transaksionet tregtare me letrat me vlerë të cilat ishin lidhur me bankën nga marrja e lejes do të realizohen në tërësi sipas dispozitave ligjore të vlefshme dhe rregullave. Komisioni informon edhe se tregu i letrave me vlerë mbetet stabil, funksional dhe tërësisht efikas.

Asociacioni bankar i Maqedonisë (ABM)informoi se me falimentimin e “Eurostandard”, asnjë bankë tjetër nuk është ekspozuar në rrezik që mund të reflektojë në prishjen e stabilitetit të saj, duke potencuar se sistemi bankar karakterizohet nga një operacion jashtëzakonisht të kujdesshëm dhe rezistencë ndaj goditjeve.

Drejtoria për të Ardhura Publike ka apeluar te qytetarët, të cilët në aplikacionin TVSH-jaIme që kanë futur llogari të transaksionit nga “Eurostandard banka”, të kryejnë ndryshim me futjen e llogarive valide të transaksionit, me qëllim të pagesës së mjeteve nga kthimi i TVSH-së për personat fizik, ndërsa Fondi për Sigurim Pensional dhe Invalidor informon se të gjithë shfrytëzuesit e pensionit të cilët pagesën e kanë kryer përmes llogarive të transaksionit të kësaj banke, më së voni deri në datën 21 të këtij muaji duhet të dorëzojnë njoftim te ndonjë bankë tjetër përmes së cilës duan në të ardhmen ta marrin pensionin.

Në lidhje me rastin e “Eurostandard bankës, presidenti Stevo Pendarovski dje ka mbajtur takim me guvernatoren Angelovska-Bezhoska, me ç’rast kërkoi të gjitha institucionet kompetente të bëjnë përpjekje maksimale për dëmshpërblimin e depozituesve. /SHENJA/