Falemnderit mediumeve që penguan planin BDI-VMRO për orë policore nga dita e Arifes

Koha do të tregojë nëse vendimi i qeverisë për orë policore nga ora 11 ditën e Bajramit deri të martën në mëngjes është zgjidhja më e mirë ose jo. Duhet të jemi të vetdijshëm edhe për rrezikun, por edhe për sjelljen e çuditshme të Komisionit për sëmundje infektive që propozonte orë policore maratonike për festa, e në anën tjetër hapje të kafeneve e restoranteve menjëherë nga dita e martë. Kjo sjellje shkaktoi huti dhe revoltë, si dhe këmbëngulje që namazi i Bajramit me çdo kusht të falet në xhami.
Sidoqoftë, ne një grup hoxhallarësh duam ti faleminderojm të gjitha mediumet, por edhe gjithë qytetarët që e demaskuan dhe e penguan idenë e VMRO-BDI-s për orë policore nga dita e Arifes deri të martën. Po të pranohej ky propozim vetëm se do të bëhej dëm më i madh sepse besimtarët do të nxiteshin masovikisht të shkelin orën policore dhe do krijoheshte kaos i panevojshëm.
Përshëndesim edhe qendrimet e BFI-s qe ksaj radhe ishin ne interes të besimtarëve dhe shpresojm se ky do të jet një fillim i mbarë për largimin e këtij institucioni nga politika.
Për shkaqe objektive do ju kishim lutur që të mbetemi anonim, sepse jemi deshmitar për presionin që po e bën policia ketyre ditve ndaj hoxhallarve.