“Faleminderit 10 milionë herë”, Don Xhoni falënderon fansat për përkrahjen

Rep-artisti i ri në tregun kosovar, Don Xhoni ndonëse nuk ka shumë kohë në tregun muzikor ai po arrin suksese të mëdha, shkruan lajmi.net.

Së fundi ai ka sjell projektin e shumë pritur nga fansat e tij, fjala është për këngën ‘Kokaina’.

Menjëherë pas publikimit kënga filloi të dëgjohej në masë të madhe duke bërë që ajo të bëhej “trending” në shtete të ndryshme të Evropës.

Natën e djeshme reperi hyri në Instagram për të falënderuar fansat, duke u thënë se ai i falënderon fansat 10 milionë herë.

Teksa vazhdoi duke thënë se ai dëshiron të falënderoj të gjithë për një super vit.