Fakulteti i Administrim Biznesit në Kumanovë me sukses po i realizon ligjëratat online

Fakulteti i Administrim Biznesit në Kumanovë ka filluar me sukses të aplikoj mësimin online në drejtimet e administratës publike dhe të biznesit.

Të gjithë profesorët e këtij institucioni përmes platformës google translate, me asistimin e Universitetit të Tetovës janë duke organizuar video-konferenca, dhe organizimin e detyrave, kuizëve dhe materialeve tjera me qëllimin për të nxitur një komunikim më të mirë.

I gjithë ky process është duke u menaxhuar nga dekani i këtij institucioni, Llukman Hebibi si dhe nga Zyra për Arsim e Universitetit të Tetovës.

Dekani i këtij Fakulteti, Prof. Dr. Llokman Hebibi thotë për agjencinë e lajmeve INA se ligjëratat po realizohen me suskses dhe po zhvillohet një mësim interaktiv mes studentëve dhe profesorëve.

Sipas ti, ka një interesim të madhë të studentëve, të cilët i ndjekin me një vullnet të madh këto ligjerata.

Fakulteti i Administratës së Biznesit në Kumanovë është institucion i arsimit të lartë, me cilësi të dëshmuara.

Ky institucion i ri bashkëkohor po bëhet gjithnjë e më atraktiv për të rinjtë, punonjësit e administratës publike dhe të profileve të tjera, të cilët synojnë një perspektivë dhe karrierë të begatë në lëmin e studimevetë administratës publike, drejtësisë dhe ekonomisë.