“Fake news” për koronavirusin, dënim me vdekje në Algjeri

Përhapja e informacionit të rremë që mund të dëmtojë qytetarët dhe shoqërinë në këto kohë pandemike është e paligjshme, paralajmëroi sot Komiteti Ministror i Fatwas.

“Është e paligjshme të krijosh, shpërndash dhe përhapësh informacione të rreme. Këto gënjeshtra janë pjesë e një dëmi kapital”, paralajmëroi Komiteti.

Ky i fundit theksoi se informacioni i paverifikuar nuk duhet të shpërndahet, në mënyrë që të mos kontribuojë në përhapjen e thashethemeve që mund të mbjellin “frikë dhe panik”.

Më 19 mars, presidenti Abdelmadjid Tebboune bëri thirrje që të luftohet çdo ditë kundër fushatave dezinformuese, duke shpërndarë të dhëna shkencore në një mënyrë gjithëpërfshirëse mbi evolucionin e përhapjes së pandemisë, në mënyrë që të sigurohen qytetarët dhe të inkurajohen që të respektojnë masat parandaluese.