Fajon: Maqedonia e Veriut deri në vitin 2030 të bëhet anëtare e BE-së

Shefja e diplomacisë sllovene Tanja Fajon sot nga Shkupi me urime për Qeverinë dhe qytetarët e Maqedonisë për, siç tha ajo, suksesin historik me hapjen e negociatave aderuese për anëtarësim në Union. Fajon tha se vendi ka mbështetjen që deri në vitin 2030 të bëhet anëtare e plotë e BE-së.

“Jam e vetëdijshme se kjo ishte një rrugë e dhimbshme dhe e vështirë, prandaj i mbetet Maqedonisë së Veriut të bëjë gjithçka për njerëzit, të fillohet ky proces i vështirë i reformave. Mbështes që vendi të bëhet anëtar me të drejta të plota deri në vitin 2030, një synim realist nëse të gjithë qytetarët janë në këtë rrugë. Ne do t’ju mbështesim, është e rëndësishme të jeni koshient se negociatat për anëtarësim kanë filluar”, tha Fajon sot në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.