Liverpooli është afër të nënshkruajë me Fabio Carvalhon nga skuadra e Fulhamit.
Sipas asaj që bëjnë të ditur mediet në Ishull, zyrtarizimi i lojtarit mund të ndodhë shumë shpejt.
Carvalho luan si sulmues anësor. Gjatë 33 ndeshjeve me skuadrën londineze, Carvalho ka shënuar tetë gola, shkruan lajmi.net.
19-vjeçari gjithashtu bën pjesë në kombëtarën e Portugalisë në grupmoshët U-21.




