Eyvallah!

Enes Neza

Si një shqiptar që tashmë jeton prej vitesh në Turqi, mund t’ju garantoj se marrëdhëniet e ngushta midis Shqipërisë dhe Turqisë janë në interes të shqiptarëve. Është një marrëdhënie që shkon përtej politikës. Ajo është e hershme dhe është e lidhur me gjak. E kushdo që pretendon të kundërtën është duke ju mashtruar. Nuk besoj të ketë një vend të dytë në botë që i respekton dhe i don shqiptarët ashtu si Turqia. Nuk besoj të ketë vend tjetër ku ti mund ta thuash me plot gojë se je ‘Arnavut’/shqiptar. Nuk ka një vend tjetër jashtë trevave shqiptare që ti mund ta quash shtëpi, si Turqia.

Kurse ata që nuk e duan miqësinë Shqipëri-Turqi janë njerëz me axhenda anti-turke e anti-shqiptare. Kushdo që i ka lexuar raportet e 5 viteve të fundit mbi Islamofobinë në Shqipëri, e ka parë se turkofobia është pjesë përbërëse e paketës së Islamofobisë në Shqipëri. Ato shkojnë bashkë. Pra turkofobët janë edhe islamofobë. E Islamofobët janë anti-shqiptarë në thelb.
#Eyvallah