Kryeministrja daneze Mette Frederiksen ka thënë se puna kryesore për udhëheqësit është të “diskutojnë sigurinë dhe mbrojtjen, duke përfshirë dronët dhe ndihmën për Ukrainën”.
“Mendoj se është serioze. Mendoj se lufta në Ukrainë është shumë serioze. Kur e shoh Evropën sot, mendoj se jemi në situatën më të vështirë dhe të rrezikshme që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore – jo Lufta e Ftohtë”, ka thënë ajo, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Ajo tha: “Ka vetëm një vend që është i gatshëm të na kërcënojë dhe është Rusia dhe për këtë arsye, na duhet një përgjigje shumë e fortë”.
We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website. If you continue to use this site we will assume that you are happy with it.