Çёshtja e rritjes sё vazhdueshme te cmimit te energjisё elektrike nё Republikёn e Maqedonisё sё Veriut ёshtё brengё e pёrbashkёt e secilit qytetar nё vendin tonё pa marrё parasysh bekgraundin e tyre etnik, religjioz, social, politik, etj qoftё ai maqedon, shqiptar, turk, boshnjak, romё, serb, e tjerё. Prandaj, sot ne si qytetarw tw Maqedonise se Veriut jemi duke protestuar disa here me rradhe qe tё shprehim revolten dhe indinjatёn si dhe pakenaqesine tone qytetare pёr rritjen e çmimit tё energjisё elektrike nga ana e Komisionint Rregullator Energjetik edhe atё pёr mbi 11% me gjithё TVSH ne kohe pandemie dhe ne kohe kur Maqedonia e Veriut sapo kishte mbaruar me zgjedhjet parlamentare dhe akoma nuk kishte Qeveri te formuar.
Qellimi i protestave eshte shume fisnik. Duam qe qytetaret te mos paguajne fatura te larta per rryme por te paguajne aq sa paguajne qytetaret qe jetojne ne shtete evropiane vis-à-vis pagave te tyre.
Mё tutje, dёshirojme tё potencojme faktin qё Protestat paqёsore kane pёr qёllim t’ia bёjne me dije Qeverisё sё Republikёs sё Maqedonisё sё Veriut se durimit tё qytetarёve i ka ardh fundi. Qytetaret nepermjet protestave duan tё ngrene zёrin kundёr njё dukurie tё keqe qё ka qenё vazhdimёsi pёr njё kohё tё gjatё e ajo ёshtё rritja e vazhdueshme e çmimit tё energjisё elektrike nё vendin tonё. Sipas tё dhёnave tё Sindikatёs sё Punёtorёve tё Ndёrtimtarisё sё Maqedonisё sё Veriut pёr 14 vite ka pasur rritje tё cmimit tё energjisё elektrike pёr 230%, ndёrsa nga viti 2006 deri nё vitin 2011 cmimi i energjisё elektrike nё vend ёshtё rritur pёr mbi 150% pёrderisa rroga minimale nё atё periudhё kohore nё vendin tonё ka qenё konstante edhe atё vetёm 9000 denarё. Pas asaj periudhe edhe mё tutje ka pasur rritje tё cmimit tё energjisё elektrike dhe rritja e fundit para disa ditёve ishte kapaku i gjithё asaj tё keqe qё pёr njё kohё tё gjatё qytetarёt e vendit tonё e pёrballuan nё mёnyra tё ndryshme. Llogarritё e larta tё energjisё elektrike kanё qenё shkak i shumё fatkeqёsive qё u kanё ndodhur qytetarёve tё vendit tonё. Prandaj, ne sot jemi organizuar pёr tu thёnё STOP plackitjes legale tё parave tё qytetarёve nga ana e kompanive private tё distribuimit tё energjisё elektrike nё Republikёn e Maqedonisё sё Veriut.
Sipas statistikave tё fundit Maqedonia e Veriut zё vendin e dytё nё Evropё menjёherё pas Rumanisё pёr çmimin mё tё lartё tё energjisё elektrike nё Evropё. Duhet pranuar dhe ёshtё fakt notorioz qё Maqedonia e Veriut pёr nga fenomenet negative gjithmonё ёshtё nё maje tё listave si tё atyre evropiane po ashtu edhe botёrore. Prandaj, ne si qytetarё nuk mundemi mё tё mbyllim sytё dhe tё mos reagojmё pёrderisa dikush dёshiron tё na i merrё edhe kafshatёn e fundit tё bukёs nga goja e fёmijёve tanё.
Nё fakt, rritja e fundit e energjisё elektrike nё vend ishte njё hapje e plagёs sё vjetёr. Pёr fat tё mirё, tani kur vendi jonё po frymon mё lirshёm qytetarёt tё vetёdijshёm pёr tё keqen qё u kanoset nga rritja e çmimit tё energjisё elektrike po reagojnё nё mёnyrёn mё tё mirё tё mundur e ajo ёshtё marrja e punёve qё tangojnё interesat e qytetarёve nё duart e veta, ashtu siç zaten bёjnё edhe qytetarёt e vendeve mё tё zhvilluara demokratike nё botё.
Prandaj, nё vijim ne si Kёshill Organizativ i Protestave nё Shkup duke patur parasysh specifikat e vecanta si dhe pёrvojёn e keqe me kompaninё private tё distribuimit tё energjisё elektrike nё vend EVN duam tё adresojmё deri tek Qeveria e Republikёs sё Maqedonisё sё Veriut 4 (kater) kёrkesa:
KËRKESAT DERI TE QEVERIA E RMV
1) KOMISIONI RREGULLATOR ENERGJETIK TË SHFUQIZOJË MENJËHERË VENDIMIN PËR RRITJEN E ÇMIMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE PREJ 7.4% DHE TA ULË ÇMIMIN E RRYMËS PËR KONSUMATORËT PËR 46%.
2) QEVERIA TË ULË TVSH-NË PËR ENERGJINË NGA 18% NË 5%. QEVERIA TË ELIMINOJË MONOPOLIN E SHËRBIMEVE TË KOMPANISË EVN DUKE I SHKËPUTUR KONTRATËN, PËR T’I DHËNË FUND SJELLJES SË TYRE JOKORREKTE DHE JONJERËZORE NDAJ KONSUMATORËVE, TË NACIONALIZOJË RRJETIN E SHPËRNDARJES SË ENERGJISË ELEKTRIKE, DHE TË KRIJOJË POLITIKA LEHTËSUESE PËR TË FALUR BORXHIN NDAJ KOMPANIVE ENERGJETIKE TË RASTEVE SOCIALE NË VEND.
3) KUVENDI I REPUBLIKËS TË SUPRIMOJË KOMISIONIN RREGULLATOR ENERGJETIK, SEPSE KY ORGAN I SHËRBEN VETËM APETITETEVE TË LARTA TË GRUPEVE TË BIZNESIT DHE KORPORATAVE QË DËMTOJNË MJAFT RËNDË XHEPIN E QYTETARËVE TË VARFËR TË VENDIT TONË;
4) KUVENDI I REPUBLIKËS TË KRIJOJË NJË TRUP TË PAVARUR, NË SHËRBIM TË QYTETARËVE QË DO KETË SI MISION TË VERIFIKOJË CILËSINË E SHËRBIMEVE TË KOMPANIVE ENERGJETIKE, TË HETOJË E TË ADRESOJË TË GJITHA ANKESAT E QYTETARËVE NDAJ KËTYRE DHE KORPORATAVE TË NGJASHME ZHVATËSE SI KËTO, TË ANULOJË KAMATAT E QYTETARËVE, T’I MBROJË KONSUMATORËT NGA SKEMAT E KAMATAVE QË I NGARKOHEN QYTETARËVE, ETJ.
Arsyetimi i kerkesave :
1.KRRE (si ‘’komision i pavarur’’ rriti cmimin e rrymes elektrike ne periudhe te pandemise globale. Kjo askund ne bote nuk ndodhi pos tek ne ne Maqedonine e Veriut. Me kete, keta zoterinj deshmuan se nuk kane ndjenja njerezore, por udhehiqen nga insinkti dhe momenti. Keta nuk brengosen se si qytetari do tia del per te paguar faturat e fryra te energjise elektrike, por vetem se si keta te detyrojne qytetaret te paguajne me cdo mjet po edhe nese paraqitet nevoja qytetaret te futen ne borxhe neper banka qe ketyre tua mbushin llogarite bankiere me milionat e eurove te projektuara paraprakisht ne ndonje ode te fshehur. Pastaj, rritja ndodh menjehere pas zgjedhjeve kur akoma nuk ishte zgjedhur qeveria ne parlament. Ky eshte edhe nje indikator qe kjo gje ka ndodh me zullum dhe ne menyre tinezare. Prandaj, urgjentisht ky AKT duhet te denohet nga Qeveria dhe te behet trysni per anulim te vendimit. Dy kompanite shteterore MEPSO dhe ELEM mund te marrin direktiva per rillogarritjen e fitimeve te tyre dhe te kerkojne nga KRRE te terheqin vendimin per rritje te cmimit pasi me siguri do shohin se do ju mjaftojne milionat e ndara deri tani ne kohe pandemie kur shume qytetare kane humbur gjithcka.
Tani pse kerkojme zbritje te cmimit te rrymes elektrike per 46% ?
Per shkak se para disa viteve keto kompani kane bere rritje te cmimit te rrymes elektrike ne menyre joligjore. Shume qytetare do kujtohen kur ne faturat e EVNse qendronte komponenta e vecante per fuqi te angazhuar prej 33%. Gjykata Kushtetuese e RMV identifikon kete komponente si JOLEGALE ose ANTIKUSHTETUESE ose me thjeshte komponente qe CENON TE DREJTAT ELEMENTARE TE QYTETAREVE. Pas kesaj zoterotat e EVN e mendojne mire mashtrimin e rradhes dhe vendosin qe komponenten prej 33% ta fusin ne cmimin e rrymes elektrike edhe perkunder shpalljes se komponentes per fuqi te angazhuar nga ana e Gjykates Kushtetuese si komponente antikushtetuese. Pra, Gjykata Kushtetuese sjell vendim te MBROJE qytetaret e vet nga grabitja, ndersa keta zoterotat me pas e heqin komponenten nga faturat te mos shihet aty dhe e fusin ne cmim (pra e FSHEHIN), dhe me kete qytetareve ua bejne edhe me keq pasi tash fuqine e angazhuar prej 33% qe dikur paguanin mbi 1000kw te harxhuara nga ana e cdo familjeje tash me futjen ne cmim qytetaret paguajne 33% nga kilovati i parw i harxhuar qe eshte skandal i paparw. Prandaj, qytetaret kerkojne te HIQEN 33% nga cmimi i rrymes elektrike, gjegjesisht te ulet cmimi i rrymes per 33% pasi kjo rritje nuk ka pasur asnje baze juridike e as arsyetim ekonomik, perkundrazi ky akt ka qene jolegal dhe antikushtetues.
2. Mandej, qeveria te ule TVSH nga 18% ne 5% pra te lirohet edhe per 13% tatimi dhe te barazohet me tatimin qe paguajne qytetaret qe nxehen me sisteme te tjera te ngrohjes. Me kete veprim qeveria do barazonte barren per qytetaret qe nxehen me rryme elektrike me ata qe nxehen ne sisteme te tjera te ngrohjes. Pra, nuk eshte fer qe ata qytetare qe nxehen me rryme te paguajne me shume tatim se ata qe jane pjese e sistemeve te ngrohjes.
Mendojme se hapi i tyre i fundit per te rritur cmimin perseri ishte nje ballon provues i durimit tone dhe hapje e plages se vjeter e cila tani na i ka skuqur syte dhe na i ka hapur mendjet. Kjo kerkese eshte shume legjitime dhe eshte apsolutisht minimale pasi konsiderojme se ka akoma hapesire per te kerkuar lirim edhe me te madh. Dallimi mes cmimit te energjise elektrike ne RMV dhe vendet e evropes eshte shume me i larte se 46% prandaj ne nuk guxojme te lejojme qe te jemi ne majen e listes por te jemi nen shtetet evropiane edhepse me 46% prape do jemi para shteteve evropiane. Por, le te jete ky nje fillim i mbare e per me tutje do shohim se si do ia bejme.
Arsyet pёr ndёrprerjen e kontratёs me EVN nga Maqedonia e Veriut janё tё shumta, por ne do tё pёrmedim vetёm disa qё kanё lёnё gjurmё nё kujtesёn e qytetarёve siç janё: ndёrprerja e energjisё elektrike nё mes tё dimrit pa paralajmёrim edhe atё lagjeve tё tёra nё Shkup, pa kurfar konsiderate se aty jetojnё kategori tё ndryshme tё qytetarёve, tё sёmurё, me nevoja tё posacme, fёmijё, e shumё tё tjerё tё cilёve ua ka cenuar tё drejtat elementare njerёzore. Nderprerja e energjise elektrike ne lagje te tera ka shkaktuar DISLOKIM TE QYTETAREVE qe ndodh vetem ne kushte lufte, por ja qe kjo kompani u ka shpall lufte qytetareve hic pa arsme por me sjellje cnjerezore dhe pa asnje konsiderate.
Mandej, ka krijuar situata konfliktuoze me qytetarёt duke u sjellur nё mёnyrё jo njerёzore pra çnjerёzore dhe pa asnjё respekt edhe pёrkundёr faktit qё qytetarёt janё klientёt e tyre prej tё cilёve EVN gjeneronte miliona evro dhe me ato para reklamoheshte nёpёr kanalet e ndryshme televizive (ABSURD) si dhe u be organizate humanitare duke dhuruar parate qe ua merrte qytetareve ne aktivitete humanitare (ABSURD dhe NEVERITESE).
Veprimet e mesiperme dёshmojne se EVN qytetarёt e Maqedonisё sё Veriut i ka konsideruar si objekt pёr gjenerim tё fitimit milionёsh e jo si qytetarё me tё drejtat e tyre njerёzore tё garantuara me konventa tё ndryshme si ndёrkombёtare ashtu edhe kombёtare. Po ashtu, EVN ka detyruar qytetarёt tё paguajnё kamata tё ndryshme gjё qё ka ndikuar nё varfёrimin e qytetarёve tё vendit tonё apo edhe ka ndikuar drejtpёrdrejtё nё ikjen e tyre nga vendlindja. Konsiderojmё se kёto sjellje tё EVN Maqedoni e Veriut pёrkojnё me sjelljet e kompanive famёkeqe kolonizatore tё shekullit tё 17 dhe 18 dhe kjo gjё pёr ne qytetarёt ёshtё e patolerueshme dhe e papranueshme.
3. Kuvendi i RMV urgjentisht ta zhbeje komisionin rregullator energjetik pasi kjo kompani nuk u sherben interesave te qytetareve por vetem te oligarkeve nga te cilet edhe paguhen anetaret e ketij komisioni famekeq.
4. Trupi i pavarur duhet te jete ne sherbim te cdo qytetari, pra te jete adresa e pare e cdo qytetari. Ky trup duhet te rekomandoje deri tek Qeveria FALJE tё tё gjitha kamatave nga faturat e EVN qё qytetarёt nuk i kanё paguar deri tash pasi konsiderojmё se llogaritё e larta tё gjeneruara nga EVN janё shkaktar kryesor pёr mospaguarjen e tyre nё kohё. Duke patur parasysh cmimin e lartё tё energjisё elektrike me rritjen e cmimit pёr mё tepёr se 230% gjatё 14 viteve tё kaluara konsiderojmё qё qytetarёt kanё paguar edhe kamata edhe kamata mbi kamata me pagesёn e atyre llogarive. Prandaj, kamatat mbi ato shuma astronomike i konsiderojmё si tё paligjshme dhe plackitje legale.
Po ashtu, edhe te kerkoje qe rasteve sociale tu shlyhen te gjitha borxhet.
Po ashtu ky trup i pavarur duhet te shqyrtoje cdo rast vec dhe te mbroje qytetaret ne cdo rast. Klienti cdohere eshte ne te drejte edhe ne rastin kur nuk ka te drejte!
Nё fund dёshirojmё tua bёjmё me dije politikanёve tё Republikёs sё Maqedonisё sё Veriut se ne qytetarёt nuk do lejojmё varfёrimin e mёtejshёm. Buxhetet tona familjare janё zbrazur nga pagesat e llogarive tё rrymёs elektrike.
Ju faleminderit !
Rashit Emini
Opinione EVN ka futur qytetarët në borxhe e kamata