Evakuohet Parlamenti i Malit të Zi, denoncime për bomba në disa shkolla

Ndërtesa e Parlamentit të Malit të Zi sot në mëngjes është evakuuar për shkak të denoncimit se në institucion është vendosur bombë.

Përfaqësues të drejtorisë policore për “Vijesti” informuan se paraqitja ishte pranuar pak para orës tetë.

Pjesëtarë të drejtorisë së policisë po ndërmarrin masa dhe veprime që janë në kompetenca të tyre dhe po punohet në kontrollimin e informatave, thonë nga policia në Podgoricë.

Përfaqësues të Ministrisë së Arsimit për “Vijesti” jozyrtarisht deklaruan se paraqitje për bomba morën edhe disa shkolla në Podgoricë, si dhe një shkollë e mesme në Nikshiq.