“Evakuimi i pamundur,” Ukraina-Perëndimit: Na dërgoni armë me rreze të gjatë dhe e pastrojmë Sievierodonetsk-un për 3 ditë

Ukraina mund ta “pastrojë” Sievierodonetsk-un në tre ditë nëse do të kishte në dispozicion armët me rreze të gjatë të Perëndimit. Kështu është shprehur guvernatori i Luhansk-ut Serhiy Haidai ditën e sotme, ndërsa shtoi se evakuimi i njerëzve është i pamundur pasi luftimet janë të ashpra.

“Por, nëse Perëndimi do të na furnizonte me armë me rreze të gjatë, Ukraina mund ta pastronte Sievierodonetsk-un për dy ose tre ditë.”

Një një postim në Telegram ai shkruante:

“Heshtja në Sievierodonetsk zgjat vetëm kur rimbushen armët. Përleshjet në rrugë vazhdojnë në qendrën rajonale.

Rusët i përmbahen taktikave të tyre primitive: zjarri i rëndë i artilerisë, pastaj, përpjekjet për të depërtuar. E njëjta gjë ndodhi në Rubizhne dhe Popasna tashmë të shkatërruara. Armiku po ndjek fuqishëm zonën industriale, të cilën e kontrollojmë ne…” /abcnews.al/