Euronjuz: Sofja po bllokon Shkupin për shkak të problemeve të brendshme

Shkup, 13 nëntor – Mosmarrëveshja e gjatë midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë është zgjidhur dhe udhëheqësit evropianë i kanë dhënë dritën jeshile Shkupit për t’u bashkuar me KE. Por përpara Maqedonisë së Veriut ekziston një pengesë tjetër – Bullgaria, citon Euronjuz në analizën “Bullgaria vë frenat e ëndrrave të Maqedonisë së Veriut për në BE. Ja pse.”

Sipas Euronjuz, Bojko Borisov po e bën këtë për shkak të problemeve të tij të brendshme politike. Sofja, e përfshirë aktualisht në protesta të zgjatura anti-qeveritare, kundërshton fillimin e bisedimeve të anëtarësimit, duke thënë se ajo është e pakënaqur me “kornizën aktuale për negociatat”.

Protestat anti-korrupsion në Bullgari kanë vazhduar për më shumë se 100 ditë, me protestues që kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Bojko Borisov dhe Kryeprokurorit Ivan Geshev. Ata akuzohen për lidhje me mafien oligarkike. Borisov, i cili ka refuzuar të japë dorëheqjen, deri më tani i ka mbijetuar pesë votave të mosbesimit në parlament.

E vërteta e pakëndshme është se procesi i zgjerimit është një mjet tërheqës për anëtarët e BE-së për të imponuar politika dhe ndryshime ndaj fqinjëve të tyre të cilët nuk janë në BE.

Për Bullgarinë, procesi i pranimit në Maqedoninë e Veriut është një mënyrë për të bërë lëshime në një moment jashtëzakonisht delikat për Shkupin. Megjithëse shumica e kërkesave janë çështje të paprekshme si identiteti dhe historia, ato mbështesin nevojën e qeverisë Bullgare për të marrë një qëndrim të fortë nacionalist për arsye të brendshme politike. “Sidomos në një kohë akuzash për korrupsion, protesta në rrugë dhe vështirësi ekonomike mbi pandeminë,” raporton Euronjuz.

Maqedonas apo bullgar?

Analiza tregon se, ashtu si me Athinën, pyetja e Sofjes ka të bëjë me emrin, kësaj here me gjuhën.

“Kundërshtimi bullgar ndaj pranimit të Maqedonisë së Veriut ka të bëjë me historinë dhe identitetin. Në veçanti, Bullgaria dëshiron që Maqedonia e Veriut të pranojë se gjuha e folur nga shumica maqedonase në Maqedoninë e Veriut nuk është “maqedonase, por bullgare – ose dialekti i saj”, thotë për Euronjuz, Angelos Hrisogelos, bashkëpunëtor i Programit Evropian në Çetam Haus, një institut i pavarur politik, me seli ne Londër.

“Ata gjithashtu dëshirojnë që Shkupi të njohë origjinën bullgare të kombit maqedonas dhe të heqë dorë nga çdo pretendim se ekziston një pakicë e veçantë maqedonase në Bullgari, të cilën Sofja nuk e njeh sepse i konsideron të gjithë ata që e quajnë veten maqedonas si bullgarë,” tha Hrisogelos.

Sipas Institutit Ndërkombëtar për Lindjen e Mesme dhe Studimet e Ballkanit (IFIMES), citon Euronjuz, maqedonasit etnikë përbëjnë 10 për qind të popullsisë së Bullgarisë. IFIMES gjithashtu pretendon në një analizë të fundit se “Bullgarishtja dhe maqedonishtja janë dy gjuhë të ndryshme që kanë nevojë për interpretim/përkthim në komunikimin e ndërsjellë, ndryshe nga, për shembull, në rastin e gjuhës serbe dhe gjuhës kroate për të cilat komunikimi gjuhësor nuk kërkon interpretim/përkthim.

Në Ballkan është prishur imazhi i BE-së

Mos përmbushja e premtimeve për vendet e Ballkanit Perëndimor prishi imazhin e BE dhe komprometon politikën e zgjerimit, thekson Euronjuz.

Bullgaria u bashkua me NATO-n në vitin 2004 dhe u bashkua me BE-në tre vjet më vonë. Vitin e kaluar, Brukseli vlerësoi përparimin e Bullgarisë në reformën gjyqësore, luftën kundër korrupsionit dhe trajtimin e krimit të organizuar si “të mjaftueshëm” që nga ajo kohë, por vuri në dukje se kishte vend për përmirësim. Brukseli është bërë më i ashpër në çështjet e sundimit të ligjit, por analistët ende dënojnë ngadalësinë e KE-së në reagimin dhe ndëshkimin e mosrespektimit të detyrimeve.

Komisioni, për shembull, “qortoi pak qeverinë e Sofjes për përpjekjen për të shtypur protestat me forcë”, thotë Xhudi Dempsi nga qendra investigative Karnegi Evropa.

Sipas saj, ditët e Borisovit në pushtet mund të numërohen, nëse grupi të cilit partia e tij i takon në PE – Partia Popullore Evropiane, voton kundër tij. Por, ashtu siç bëri me Viktor Orban, EPP po ndjek një qasje të butë ndaj Bullgarisë, tha Dempsei.

Për Hrisogelos, “incidenti është një tjetër sinjal i ndërlikimeve të thella që e bëjnë politikën e zgjerimit të BE-së – dikur mjetin e saj më të efektshëm të politikës së jashtme – një mjet të dobët dhe joefektiv sot”.

“Kjo tregon se, ndërsa BEja rritet dhe bëhet më e larmishme, bëhet gjithnjë e më e vështirë të vendosësh pozicione dhe norma të përbashkëta të politikës së saj të jashtme pa u penguar nga agjendat specifike kombëtare. Kjo dëmton imazhin e BE-së në rajon dhe vë në dyshim premtimet e saj se zgjerimi do të jetë i besueshëm për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor”, shtoi Hrisogelos në artikullin e Euronjuzit me titull “Bullgaria vë frenat e ëndrrave të Maqedonisë së Veriut për në BE. Ja pse.”