Eurodeputeti i fuqishëm gjerman, Schieder: Vuçiqit po i vjen fundi, Serbia sot është si në kohën e Millosheviqit

Kryetari i delegacionit SPO në Parlamentin Evropian kërkon zgjedhje të jashtëzakonshme pas një reforme të ligjit zgjedhor në Serbi dhe formimin e një qeverie të unitetit kombëtar.

“Vuçiqit është në fund, ai nuk e ka shumicën në vend. Nëse do të dëshironte të fitonte përsëri në zgjedhje, do të duhej të organizohej ‘masivisht’, domethënë të manipulonte”, vlerëson Andreas Schieder.

Ky deputet socialdemokrat në Parlamentin Evropian është një nga të rrallët politikanë evropianë që nuk ndjek me vëmendje vetëm politikën serbe, por gjithashtu gjen guximin ta kritikojë regjimin autoritar të presidenti serb, Aleksandar Vuçiqit dhe dhunën e fundit policore ndaj studentëve.

Ai thekson se është thelbësore që në zgjedhjet e ardhshme të jetë një listë e lëvizjes demokratike që udhëhiqet nga studentët.

“Studentët kanë mbështetje në të gjithë spektrin shoqëror, tek prindërit e tyre dhe gjyshërit. Me ta të formohet një qeveri tranzitore e unitetit kombëtar, në mënyrë që vendi të ndryshojë dhe të lirohet”, tha ai për STANDARD.

Ai e krahason situatën me vitin 2000, kur Sllobodan Milosheviq u rrëzua nga pushteti dhe reformisti Zoran Gjingjiq mori drejtimin e shtetit.