Eurodeputetët Maqedonia e Veriut shembull në rajon për reforma

Maqedonia e Veriut është shembull është i ndritshëm në rajon se si mbrohet demokracia, sundimi i drejtësisë, liria e mediave si dhe se si bëhet ndryshimi i historisë. Kështu vlerëson europarlamentarja sllovene nga grupi i social-demokratëve, Tanja Fajon, pas konferencës së organizuar në Shkup me temë “Një Ballkan drejt BE-së”.

Tanja Fajon, europarlamentarja sllovene

“Në tetor është bërë gabim historik dhe shteti dhe qytetarët tani meritojnë të fillojnë bisedimet qasëse me BE-në. Qeveria e Zoran Zaevit në dy vitet e fundit ka bërë përparime të mëdha në vend, si në lidhje me çështjet sociale ashtu edhe me ato ekonomike. Shohim shumë shenja të shteteve dhe mediave të robëruara në rajonin tonë dhe duhet ti mbrojmë. Për këtë është shumë e rëndësishme që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria t’i hapin bisedimet e merituara”.

Kurse Ilhan Quçuk, eurodeputeti bullgar, që është raportues për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian, thotë se anëtarësimi në NATO dhe BE arrihet vetëm me politikë të unitetit. Ndërkaq, e kujton senzibilitetin e qytetarëve, duke pasur parasysh se vendi gjendet në prag të zgjedhjeve.

Ilhan Quçuk, eurodeputeti bullgar

“Pasojnë zgejdhjet dhe gjithmonë ekziston senzibilitet i proceseve në kohën e zgjedhjeve, por ato janë moment që të binden qytetarët se është koha t’i mbështesin aktivitetet dhe angazhimin e platformave politike. Pa dallim të rezultateve nga zgjedhjet, duhet të gjindet konsensuz kombëtare për qeverisjen e shtetit. Pasojnë refoma të vështira dhe për këtë është shumë e rëndësishme që të ketë vend edhe për qeverisje të shumicës edhe për partitë që do të jenë opozitë”.

Reformat e brensshme në BE, mendon Tonino Picula, eurodeputeti kroat nga grupi i social demokratëve, duhet të shkojnë paralelisht me politikën e zgjerimit, që ai e konsideron si politikë më tësuksesshme të BE-së.

Tonino Picula, eurodeputeti kroat

“Sigurisht që viti nuk filloi mirë dhe për herë të parë mbetëm pa asnjë vend antarë, por kjo vetëm e thekson nevojën e reformës së BE-së, kurse reforma e saj dhe përparimi nuk mund të shkojnë pa zgjerimin politik të Ballkanit Perëndimor. Maqedonia e Veriut është shtet i kësaj hapësire që ka bërë shumë për afirmimin e kësaj politike dhe për këtë vlerësojmë se është vendim i gabuar për mos fillim të bisedimeve në tetor vitit të kaluar”.

Konferenca “Një Ballkan drejt BE-së”, është ngjarje përmbyllëse e programit rajonal edukativ i të rinjve, që është organizuar nga më shumë organizata joqeveritare të rajonit dhe është mbështetur nga Qendra internacionale “Olof Palme dhe Fondacioni ndërkombëtarë i qendrës së partisë.