Euro “mbushë” 21-vjeç

Në këtë datë euro zëvendësoi monedhat kombëtare të 11 vendeve: Austrisë, Belgjikës, Finlandës, Francës, Gjermanisë, Holandës, Irlandës, Italisë, Luksemburgut, Portugalisë dhe Spanjës. Ndërkaq, të rezervuara ndaj ‘Euro-ve’ qëndruan Britania e Madhe, Danimarka, Greqia dhe Suedia.

Mirëpo, më 1 janar të 2001-ës Greqia e zëvendësoi dhrahminë greke me Euro.

Kalimi në një monedhe të vetme i eurozonës, e cila numëron rreth 300 milionë qytetarë evropianë, paraqiti përfitime të mëdha si për konsumatorët, ashtu dhe për biznesin.

Paraja evropiane lehtësoi këmbimet e mallrave dhe të shërbimeve midis vendeve pjesëmarrëse, duke forcuar kështu tregun e përbashkët të Bashkimit Evropian.

Sido që të jetë, sot do jetë zyrtarisht përvjetori i 21-të i Euro-s, përkatësisht datës kur ajo filloi zyrtarisht qarkullimin në shumicën e vendeve evropiane.