Euro 2024: Shqipëria barazon me Kroacinë në një ndeshje dramatike

Shqipëria ka barazuar 2:2 me Kroacinë falë një goli të vonshëm në kohën shtesë nga Klaus Gjasula të mërkurën në Hamburg, duke e fituar pikën e parë në Grupin B në Kampionatin Evropian të futbollit në Gjermani.

Qazim Laçi e kaloi Shqipërinë në epërsi prej një goli herët në takim në stadiumin Volksparkstadion, kur shënoi me kokë nga afërsia në minutën e 11-të.

Derisa u duk sikur kuqezinjtë do ta ruanin epërsinë këtë herë, Andrej Kramariq e barazoi rezultatin në minutën e 74-të, pas trysnisë së vazhdueshme të kroatëve përpara.

Dy minuta më vonë, Gjasula shënoi në portën e vet pas një topi të devijuar, duke ia mundësuar Kroacisë.

Por, Gjasula, i ardhur nga stoli, e përmirësoi gabimin shpejt duke shënuar për rezultatin përfundimtar 2:2 në minutën e 95-të.

Shqipëria tani ka 1 pikë, aq sa Kroacia në Grupin B, të cilit i prijnë Italia dhe Spanja me nga 3 pikë secila, të cilat takohen sonte më vonë në ndeshjen e xhiros së dytë të këtij grupi.

Ky lajm është duke u përditësuar.