Eugent Bushpepa publikon këngën “Stay With Me Tonight”, pjesë e klipit Adrola Dushi

Këngëtari, Eugent Bushpepa, e ka lansuar projektin e ti më të ri muzikor.

“Stay With Me Tonight” titullohet kënga e cila vjen e realizuar edhe me videoklip. Ajo çfarë bie në sy është prezenca e modeles shqiptare, Adrola Dushi.

Për tekstin dhe muzikën e kësaj kënge është kujdesur vetë artisti shqiptar.

Eugent Bushpepa bën një interpretim të shkëlqyer në anglisht pasi i gjithë projekti është realizuar në këtë gjuhë.