Eskobar: Mbështesim fuqishëm procesin për ndryshime kushtetuese në RMV

epa09625371 US Deputy Assistant Secretary of State in charge of the Western Balkans Gabriel Escobar attends the joint press conference in Skopje, Republic of North Macedonia, 06 December 2021. the US Deputy Assistant Secretary overseeing policy towards the countries of the Western Balkans Gabriel Escobar is in North Macedonia for an official visit. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI

Uashingtoni e mbështetë procesin për ndryshime kushtetuese që do ta mundësojë inkuadrimin e Maqedonisë së Veriut në BE, ndërkaq është i angazhuar edhe me qeverinë e re të Bullgarisë për t’u siguruar se nuk do të parashtrojë kërkesa të reja, theksoi i dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar në debatin e mbrëmshëm për Ballkanin Perëndimor para Nënkomitetit për politikë të jashtme në Kongresin e SHAB-së.

“Për t’i avancuar aspiratat e veta për BE, Qeveria e Maqedonisë së Veriut është e përkushtuar të zbatohen ndryshime kushtetuese për njohje të pakicës bullgare. Fuqishëm e mbështesim këtë hap të rëndë, por të domosdoshëm, ndërkaq gjithashtu jemi të angazhuar me qeverinë e re të Bullgarisë që të sigurohemi se nuk do të parashtrojë kërkesa tër eja pasi që Maqedonia e Veriut t’i përmbushë obligimet e veta nga marrëveshjet ekzistuese”, tha Eskobar.

Ai theksoi se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria tashmë i kanë hapur negociatat inkuadruese me BE-në dhe janë partnerë të fuqishëm të SHBA-së dhe aleatë të NATO-s, të cilët angazhohen për normalizim të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit.

Eskobar theksoi se integrimi evropian dhe euroatlantik janë me rëndësi kyçe për uljen e ndikimit të aktorëve të dëmshëm në rajon, siç janë Rusia dhe Kina, por edhe të aktorëve të korruptuar lokal, të cilët kanë për qëllim ta destabilizojnë rajonin dhe t’i pengojnë integrimet, përmes zgjerimit të ndikimeve të veta.