Eskobar kërkon që opozita t’i votojë ndryshimet kushtetuese

epa09625371 US Deputy Assistant Secretary of State in charge of the Western Balkans Gabriel Escobar attends the joint press conference in Skopje, Republic of North Macedonia, 06 December 2021. the US Deputy Assistant Secretary overseeing policy towards the countries of the Western Balkans Gabriel Escobar is in North Macedonia for an official visit. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Gabriel Eskobar, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në anën e shtetit për ta luftuar korrupsionin dhe për ta vënë në zbatim sundimin e ligjit. Lidhur me ndryshimet kushtetuese, Eskobar thotë se shqetësim mbetet humbja e kohës. Ai pret mbështetjen e të gjitha partive politike përfshi edhe opozitën maqedonase që të përkrah rrugën euroatlantike të vendit.

“Shqetësimi ynë më i madh është se po humbim kohë. Nuk presim nga opozita ta përkrah kryeministrin. Atë që dua ta dëgjoj nga opozita është përkushtimi në rrugën euro-atlantike dhe kjo përfshin shqyrtimin e mundësisë se si Maqedonia e Veriut të gjendet para mbajtjes së konferencës së dytë ndër-qeveritare. Do të thoja se kredibiliteti i procesit të zgjerimit varet nga Maqedonia e Veriut. Kemi shtet që ka bërë gjithçka që ishte e nevojshme në mënyrë që të kalojë në hapin e rradhës dhe mendoj se e meriton hapin e rradhës”, deklaroi zyrtari i lartë amerikan.

Eskobar nga gazetarja e Zërit të Amerikës është pyetur nëse është biseduar konkretisht mbi dyshimet e ngritura për korrupsion për ndërtimin e korridorit 8 dhe 10 . Ai tha se takimi është zhvilluar mbi luftimin e përgjithshëm të korrupsionit në rajon dhe jo për detaje të projekteve.

“Nuk do të komentoj konkretisht për atë projekt. Do jap koment të përgjithshëm: Kemi interes të fuqishëm të kujdesemi që RMV-ja dhe vendet tjera të rajonit, ta bëjnë pjesën e vet për uljen e korrupsionit dhe implementimin e sundimit të ligjit. Gjithçka çka mund të them është se kemi partneritet të mirë me RMV-në”, deklaroi Escobar.(INA)