Eskalon Edona, përfundon në ofendime ndaj Ganiut: Dy kilogramë njeri, ti je spiun dhe i pafytyrë

Edona James e ka nisur ditën e sotme me përplot energji e debate.
Ajo sot ka pasur debate me Ganinë, shkruan lajmi.net.

Kjo pasi dyshja kanë pasur disa mospajtime gjatë javës dhe të njëjtat duket se po vazhdojnë të ndodhin edhe në ditët në vijim.

Edona në një moment i është drejtuar Ganiut duke i thënë “Ti je spiun”.

Kjo nuk ka mjaftuar dhe ajo e ka quajtur “i pafytyrë” dhe “Ti je dy kilogramë njeri”, duke iu referuar peshës së tij.

Edona dhe Ganiu përndryshe janë dy prej banorëve më të preferuar të publikut, së bashku me Bleron, pasi ata rezultuan më të votuarit në televotimin e parë.

Ndryshe, sonte eleminohet njëri nga gjashtë banorët e nominuar.