“Është thjesht e destinuar” – Roy Keane parashikon finalen e madhe të Ligës së Kampionëve

Po i vjen fundi edicionit të sivjetmë të Ligës së Kampionëve, ku edhe katër skuadra kanë mbetur në garë.

Arsenal, Paris Saint Germain, Inter dhe Barcelona janë skuadrat e mbetura në garë që kërkojnë ta fitojnë trofeun më të çmuar evropian për klube.

Megjithatë legjenda irlandeze, ish-kapiteni i Manchester United, Roy Keane ka parashikuar finalen e madhe të Ligës së Kampionëve.

Keane ka vlerësuar lartë Arsenalin, duke qenë i bindur se Topçinjtë do të luajnë në finale kundër Barcelonës.

“Finalja Arsenal kundër Barcelonës është thjesht e destinuar të ndodhë”, tha Keane.

“Sa i çmendur ishte Reali në ndeshjen kundër Arsenalit? Ata thjesht po i mposhtnin të gjithë, apo jo? Ata po hidheshin, po i tërhiqnin të tjerët poshtë dhe nuk po gjenin ritmin e tyre. Kjo i pengonte të luanin siç duhet”, deklaroi Keane.

Dy çiftet çerekfinale në Ligën e Kampionëve janë Arsenal – PSG dhe Barcelona – Inter.