Është shuar në tërësi zjarri në fshatin Budinarcë

Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK) Stojançe Angellov ka deklaruar se se sot pasdite është shuar në tërësi zjarri mbi fshatn Budinarcë.

Angellov në profiling e tij në fejsbuk bëri të ditur se nga zjarri nuk ka pësuar asnjë banor lokal, as pjesëtar i njësitit zjarrfikës ose ndonjë njësiti tjetër, me përjashtim të një zjarrfikësi të lënduar austriak të cilit i dëshiroi shërim të shpejtë.

“Një falënderim i madh për njësitet me helikopterë të Maqedonisë dhe të Serbisë dhe aeroplanëve rumunë, zjarrfikësve maqedonas, austriakë, sllovenë dhe bullgarë, pjesëtarëve të Pyjeve nacionale dhe Policisë pyjore, pjesëtarëve të Armatës dhe Policisë së Maqedonisë së Veriut si edhe të punësuarve në DMSH, QMK dhe institucionet e tjera të cilat në çfarëdo mënyre ndihmuan në shuarjen e këtij zjarri, me siguri më i madh pyjor në Maqedoni deri më tani”, ka shkruar Angellov në Fejsbuk.