Është rritur niveli i ujit në Liqenin e Prespës

Për një centimetër është rritur niveli i ujit në Liqenin e Prespës në krahasim me dje, me çka liqeni për 32 centimetra e ka kaluar minimumin absolut, me ç’rast niveli është për 1,35 metra më i ulët se mesatarja për muajin janar.

Sipas matjeve të fundit të bëra nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM), nivelet e ujit në dy liqenet e tjera natyrore janë të njejtë si de, por niveli i Liqenit të Dojranit është për 3,01 metra më i lartë se mesatarja disavjeçare për këtë muaj, përderisa niveli në Liqeni e Ohrit është më i ulët për nëntë centimetra nga mesatarja.

Më të lartë se mesatarët janë edhe nivelet e ujit në pothuajse të gjithë lumenjtë në vend dhe shënojnë rritje shtesë në krahasim me dje. Përjashtim bëjnë lumenjtë Strumica në vendin matës afër Novo Sellës dhe Cërna Reka ku niveli është më i ulët se mesatarja, edhe pse tek Cërna Reka është më i madh në krahasim me ditën e djeshme. Rritje më të madhe të nivelit ka lumi Treska në vendin matës afër Makedonski Brodit ku niveli është rritur për më shumë se tre herë në krahasim me ditën e djeshme.