Është rrahur nga bashkëshorti, tetovarja e denoncon rastin në polici

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur dje në Tetovë, ka njoftuar Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë.

“Tridhjetë e nëntë vjeçarja nga Tetova, dje (16-shkurt) në ora 18:30 në SPB Tetovë ka raportuar se një ditë më parë rreth orës 18.00 në banesën e saj kishte qenë e sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj E.C. (37) nga
Tetova. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”, qëndron në njoftim, transmeton TV21.