Është publikuar “Boom Boom” nga Ledri e Mozzik

Mozzik e Ledri kanë ardhur me një bashkëpunim muzikor.

Dy reperët kanë bashkuar forcat e tyre për super-këngë, shkruan lajmi.net.

“Boom Boom”, titullohet kënga e dyshes së famshme.

Teksti është shkruar nga vet reperët, ndërkohë për muzikën e projektit janë kujdesur Rzon, Fisnik dhe Pllumb.

Për masterizimin GKG Mastering, teksa puna për videoklipin iu besua ‘Supercut Studio’.

Ky projekt është pjesë e albumit të ri të Ledrit i cili u publikua mbrëmë.

“1 GOAT për ty”, titullohet albumi i cili përfshinë 14 këngë të reja, një pjesë e të cilave janë bashkëpunime me MC Kresha dhe Vig Poppa, Lumi B, Lyrical Son, Buta, Capital T./Lajmi.net/