Është Loredana apo një barbie- kukull?

Nga një personazh i thjeshtë u shndërrua në ikonën më të përfolur të shoë bizit.

E kjo jo për pak arsye. Fillimisht për faktin e nismës së karrierës së saj, më pas lidhja e martesa me reperin e njohur Mozzik, tani për skandalin me çiftin zvicëran e krejt në fund për ndarjen nga reperi, shkruan “Kosovarja”.

Ani pse ndarja e Loredanës me Mozzik u përfol mjaft shumë, ka ditë që kjo çështje ra në heshtje dhe secili prej protagonistëve është duke shijuar jetën dhe karrierën e tyre.

Madje, Lori kohët e fundit veç po zbukurohet. Në secilën paraqitje që vjen ajo shfaqet më e zjarrtë e më e bukur.

E në imazhin e fundit me gjithë këtë bukuri që po i reflekton na bën të pyesim se është ajo apo një barbie-kukull./Kosovarja/.