Më 05.08.2021 në ora 19.05, në lidhje me zjarrin në Dobërdoll të Gostivarit, i cili është lokalizuar, policët kanë privuar nga liria N.B.(34) nga fshati i njëjtë.
“Për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka shkaktuar zjarr, N.B. është arrestuar dhe pas zbardhjes së tërësishme dhe dokumentimit të rastit do të vijojë kallëzim përkatës”, njoftojnë nga MPB-ja, transmeton TV21.
Ky është personi i pestë që arrestohet për zjarrvënie gjatë tre ditëve të fundit.



