Numri i përgjithshëm i turistëve në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit 2025 është rritur për 6.0% krahasuar me vitin paraprak, bëri të ditur Enti Shtetëror i Statistikës.
Sipas të dhënave zyrtare, rritja është nxitur kryesisht nga turistët e huaj, të cilët shënuan një rritje prej 10.3%. Në të kundërt, numri i turistëve vendas ka pësuar rënie prej 2.2%.
Sa i përket numrit të qëndrimeve me netë, është regjistruar një rritje e lehtë prej 0.8%. Qëndrimet e turistëve vendas janë ulur me 4.1%, ndërsa ato të turistëve të huaj janë rritur me 6.4%.
Të dhënat për dhjetor 2025Në muajin dhjetor 2025, 36.7% e turistëve ishin vendas, ndërsa 63.3% turistë të huaj.
Numri total i qëndrimeve me netë në këtë muaj arriti në 112,001, prej të cilave 42.4% u realizuan nga turistët vendas dhe 57.6% nga turistët e huaj.
Të dhënat tregojnë një trend në rritje të interesimit nga vizitorët ndërkombëtarë, ndërsa pjesëmarrja e turistëve vendas vazhdon të shënojë rënie.





