Shkruan: Muhamed Halili
Koncerti madhështor I mbajtur para dy javëve nga ana e këngëtares së njohur kosovare dhe mbarëshqiptare Shkurte Fejza në sallën “Boris Trajkovski “ në Shkup në vigjilje të zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 19 tetor të këtij i la të pakënaqur shumicën e shqiptarëve të Maqedonisë jo për shkak të repertorit të këngëve dhe përmbajtjes patriotike të tyre por për fjalimin e zjarrtë dhe me shumë emocione për humbjen e pushtetit të Ali Ahmetit, I cili volli vrerë kundër shqiptarëve të cilët nuk e shoqëronin në sallë dhe ishin anëtarë të grupacionit politik VlEN ose intelektualë, bujq, zejtarë të pavarur, të paangazhuar politikisht.
Çka ndodhi atë ditë në sallën “Boris Trajkovski”?
Pas këngëve të bukura patriotike që u dëgjuan në sallë, fjalën e mori “komandanti” dhe kryetari i një bashkimi partish politike si BDI, “Aleanca (me vulë) për shqiptarët “,e Zijadin Selës “ dhe “Aleanca (pa vulë) për shqiptarët” e Arben Taravarit e përkrahur nga Ali Ahmetit; pastaj një parti e romëve dhe një tjetër e turqëve e cila më vonë vendosi ta lëshojë këtë koalicion I cili fillimisht filloi si BDI, pastaj si Fronti Evropian, pastaj mbaroi si AKI-ose përkthyer në shqip Aleanca kombëtare për integrim, me gjasa të qarta në perspektivë të shndërrohet në “Besëlidhja shqiptare”, si formacion më tingëllues “patriotic”,
Ky front, sipas sqarimeve të Alisë, I vëllazëruar me Vuçiqin dhe Ramën, do t’i hapte istikamet në kufirin midis Maqedonisë dhe Serbisë që ta pengojë Rusinë mos hyjë në Maqedoni sikur mos të ishte Open Ballkani dhe manifestimet e shumta të liderëve të saj në Novi Sad, Shkup, Beograd e Tiranë me të cilin rast nga gëzimi I tendencës për pajtimin e shqiptarëve me serbet, qëmoti në hasmëri, ( siç sqarojnë Bujari e Alija) u harxhuan disa tone vere të kuqe dhe raki rushi Smederevka dhe të Negotinës në panairin e vëllazërisë në Beograd duke mos e shijuar shijen e veres së njohur dikur të rrushit të Rahovecit të Kosovës.
Gjithnjë sipas Alisë, në Maqedoni paska një bashkim partishë politike që u paraqitën këtë verë me emërtimin VLEN me platformë antievropiane, gjegjësisht pro ruse, e cila majin e kaluar, në zgjedhjet parlamentare nuk e fitoi legjitimitetin e shqiptarëve për të hyrë në qeverinë e Mickovskit, edhe pse ata shqiptarisht fituan mbi njëqindmijë vota pastër shqiptare përkundër 120 mijë votave multinacionale si shqiptare, rome, turke, për të cilat romët pretendonin se 36 mijë janë të tyre kurse turqit mbi njëzet
Sipas kësaj “komandanti patriot” i cili pas 23 viteve të të qenunit pushtet, prej të cilave 11 vite të plota , me rradhë me VMRO-DPMNE e hajdutit Nikolla, me të cilin ka mbetur shumë i kënaqur sepse e amnistoi personalisht Alinë nga akuza për vepra që sipas të drejtës ndërkombëtare nuk vjetrohen dhe ky si kundërshpërblim ia paska organizuar ikjen në ekzil në Budapest me veturën e tij personale ashtu sië rrëfente aleati i tij I koalicionit Arben Taravari.
Më kotë Alija deshi ta bindi Evropën se partia e tij është proevropiane edhe pse Haga, vendi ku leninist-enveristët shpesh për përfitimet e tyre materiale, organizonin demonstrate për “Kosovën Republikë” në zemrën e Evropës duke mbajtur lartë fotografitë e Enverit, diktatorit të madh shqiptar dhe Stalinit, diktatorit të madh rus,i ruan dosje shumë të trasha të veprimtarisë së tyre “demokratike” dhe “proevropiane.”
Pas 23 vitesh të jetës së ëmbël me sheqerpare kur Alija i gënjeu rëndë shqiptarët në Maqedoni se do të luftojë për “Shipninë e Madhe” doli në sheh se ai paska luftuar për të bërë parti politike, për të hyrë në qeveri.
Kjo gjë qëmoti dihet sepse në kohën e konfliktit, në vitin 2001, Sekretari I përgjithsëm I SDS Gjorgji Spasov dhe Ali Ahmeti në Luzern të Zvicrës ku biseduan për një koalicion të mundshëm pas luftës.
Në atë takim “komandanti” e dënoi shpalljen e Autonomisë politike e territorial nga ana e PPD-PDP-së ndërsa ideologeja e tij Teuta Arifi u angazhua për krijimin e kombit të rinj politikë “shqiptarët maqedonas” (makedonski Albanci)
Analisti me dituri shumë të thella ushtarake të pakrahasueshme në nivel evropian dhe ish ushtari I UÇK, Dritan Goxhaj i cilëson veprimet e Alisë në vitin 2001 si tradhëti pasi në vend të luftës për “prishjen” e Maqedonisë atë e paskan bërë ate unitare dhe se paska bërë “luftë kadrovike” duke e nxjerrë PDSH-nga qeveria e duke hyrë vetë në qeveri.
Pas kësaj lufte kadrovike,siçe cilëson Dritani, realiteti tregon e populli flet se Alija filloi ta zbatojë programin e tij “patriotik kadrovik; t’i punësoj anëtarët e partisë së tij pa asnjë kriterium,t’i bëjë multimilionerë familjarët e tij t’i diskriminojë të tjerët, t’i burgosi të rinjtë që mirnin nisma për parti të reja duke përhapur ideologjinë e rrejshme se shqiptarëve nuk u duhen më tepër se dy parti dhe vet pas lufte të themeloi të tretën.
Mendoj se e bezdisshme është të flitet për Soravinë, Eurovinë,hajdutërinë shpesh here të potencuar në emisionet “KOD” të cilave ky nuk u dha përgjigje adekuate, si dhe shumë raste ende të pasqarura të vrasjeve të komandantëve për të cilën gjithnjë e akuzojnë partitë kundërshtare politike e të cilat është dashur organet e pushtetit ti nxjerrin në dritën e së vërtetës.
Nëse pushteti 23 vjeçar i Alisë më Nikollën dhe Zaevin nuk ka dashur ti zbulojë këto akte kriminale e korruptive, një sqarim dhe përgjigje meritojnë akuzat e partnerit të koalicionit të Selës se me rastin e pushtimit të Parlamentit, qëllimi i “Komandantit” paska qenë vrasja e Selës. Akuzë e rëndë kjo e një partneri të koalicionit!
Pas shumë vite të akuzave publike në adresë të tij, Alija u shtirë tërë kohës se nuk i punojnë veshët, se nuk dëgjon mirë, dhe mbi të gjitha veten e paraqet si viktimë, viktimë e kryeministrit Mickoski gjoja se po e mbron gjuhë shqipe të cilën ai e kishte bërë zyrtare dhe ky i fundit ia paska hjekë nga përdorimi.
Alija, përveç kryeministrit i cili i është bërë obsesion se nuk e mer në qveri , nuk i lë rehat as edhe shqiptarët që nuk e përkrahin, që nuk e duan, që dikur e ushqyen me petlla e me mish qingji dhe sot pati fyytyrën e zezë ti shajë pastaj pa fije turpi të kërkojë votën e tyre.Në “bombat” e Zaevit ai i shanë tetovarët me fjalor prej një rrugaçi dhe selinë e mban në Tetovë, luftën e bëri në Tetovë, diskriminimin e shqiptarëve po në Tetovë, Kumanovë, Slupçan, Shkup e Likovë e Matejç gjithkund në Maqedoni , por jo në Zajas!
Kur së pari herë në gjuhën pastërt maqedone ai e lut Nikollën mos e prish atë shtëpi të ndërtuar në mënyrë të egër karshi Ambasadës amerikane kjo nuk ishte Kandahar!!
Por çudi si nuk e ka parë se si vetë Alija ka dhënë kontribut të madh disa universitete tona dhe disa profesorë universiteti të bëhen kandaharë, disa ministra të bëhen kandaharë,si i evakuan me vetura kryeministrin Nikollë dhe atë çallëmxhiun Grubi kandaharë i Bechtel-Enka i cili iku në tokat tona e nuk kthehet derisa gjyqësori i Alisë nuk do të gjykojë drejt, ashtu siç duhet.
Në dasmën në “Boris Trajkovski” Aliu shqiptarët që nuk janë AKI i quajti zagarë, tradhtarë, lakej,E hapi google dhe u sqaroj shqiptarëve se çdo të thotë lakej,çdo të thotë zagarë; kur shqiponja nuk ze lepuj e kur lepuri i mban veshët lartë duke pritur dhelprën ta sulmojë kur ha lakra!
Lereni këto gjepura ju lutem! Unë e luftoj Mickoskin, këta tanët, e morën për vete, thotë Aliu.
Të ju bindi për këtë ejani ta formojmë “Besëlidhjen shqiptare”!
Mos i besoni atij sepse tridhjet vite Aliu me Xhavitin, Ibrahimin, Thaçin , Vejselin kanë jetuar pa fije pune por me “patriotizëm”, me fonde të popullit, me fjalë këmbuese “Atdheu thërret”, “shqiponja lartë fluturon”, etj, etj. Xhaviti në një emision televiziv këtë nuk e mësheh, e pranon, flet për miliona euro.
Në njëqindvjetorin e shtetit shqiptar vëlla Alija sëbaashku me vëlla Berishën dhe vëlla Hashimin i “dhanë kosës “ shumë për shqiptarizëm.
Hashimi tha se do ti mbrojë shqiptarët e Maqedonisë, Vëlla Sali Berisha iu përgjigjë: lere vëlla Hashim e mos bëjë hajgare: unë u kam ndihmuar shqiptarëve ne Maqedoni shumë vite para teje. Bashkë me Gligorovin në vitin 1993 ua prisha PPD-në, Partinë për Prosperitet Demokratik. Nëse nuk besoni lexoni intervistën time në Almakos dhe do të mësoni si e bërë.
Vëlla Alija u përgjigjet: do të vij koha edhe unë të ju ndihmoj.Dhe erdhi.
Kur vëlla Hashimi u burgos na Dhomat e specializuara, të cilat i krijoi vetë, Alija tha (Nacionale, Berat Buzhalla)
“ Hashimi me shokë nuk do të thyhen përballë akuzave absurde, e do ta mbrojnë kauzën e pastër për lirinë e Kosovës”
Këto ditë zoti Ahmeti paska thënë se nëse nuk lirohet nga burgu Hashim Thaçi, ‘emocionet e grupeve të caktuara’ mund të shpërthejnë në Ballkan.
Opinionistja kosovare Kimete Berisha (INA) shkruan se Ali Ahmetit ia kanë besuar ta shpërndajë rrezikun emocional nëpër Ballkan, sepse ai, në rast rreziku, mund të nxjerret nga situata:mund të thirret në diagnoze. Dhe vazhdon pastaj:
– Askush nuk do të shpërthej, kurrë.
Harro.
– Shqiptari nuk shpërthen për trup të vetin e po shpërthen për ty.
Unë I besoj edhe Kimetes por edhe kryetarit Bilall Kasami në zgjedhjen e dilemës hamletiana. Të Kimetes
Për kë të mërzitemi?
– Për komandantin që u bë milioner pa punuar asnjë ditë?
– O, jo!
– Më qan zemra të mërzitem, Dua, por nuk mundem. Këtu përfundon Kimetja.
Ose dilemma e Bilall Kasamit; shqiptarët nuk kanë më gjak për të derdhur për bizneset e familjes së Aliut. Të dyja këto dilemma janë zbërthimi I reaalitetit tone.
Nga etja për pushtet dhe nga frika se Alija definitivisht do ta humb pushtetin në zgjedhjet lokale Alija i jep nasihate OBSE dhe ODHIR-it: “ Në Tetovë, Strugë, Çair kretari nuk mund të zgjidhet me votat e një komuniteti tjetër!”
Këto qëndrime vendosin thjesht një apartrejd në një shoqëri multietnike.
Duke patur parasyshë këtë ndalesë të Alisë, si ndodhi që Teuta u zgjodh kryetare e Tetovës në vitin 2016 me votat e Lube Boshkovskit pjesmarrës në masakrën e Lubotenit, cili mori pjesë edhe në fushatën paraelektoraele të Teutës, dhe Zaevit I cili zgjedhësve të Reçicës u garantoi ndërtimin e shkollës fillore poqese e votojnë Teutën? Kaq tash për tash.