Escobar për vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës: Lëvizjet e njëanshme do të kenë pasoja

epa09625366 US Deputy Assistant Secretary of State in charge of the Western Balkans Gabriel Escobar attends the joint press conference in Skopje, Republic of North Macedonia, 06 December 2021. the US Deputy Assistant Secretary overseeing policy towards the countries of the Western Balkans Gabriel Escobar is in North Macedonia for an official visit. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka bërë një deklarim rreth vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e përdorimit të dinarit serb.

Sipas mediave serbe, ai ka theksuar se është plotësisht e qartë se nuk mund të ketë lëvizje të njëanshme dhe se lëvizje të tilla do të kenë pasoja dhe se këto çështje duhet të komunikohen me afate që nuk prekin popullatën.

“Ne jemi të gatshëm të ndihmojmë në zgjidhjen e problemit, por Beogradi dhe Prishtina duhet të kthehen në dialog dhe të respektojnë marrëveshjet ekzistuese”, citohet të ketë thënë ai.

Dhe sipas tij, shumë nga këto çështje mund të zgjidhen me themelimin e Asociacionin e Komunave Serbe.

Ai ka theksuar se SHBA-të e mbështesin plotësisht dialogun nën patronazhin e BE-së dhe investojnë të gjitha përpjekjet vazhdimin e tij, si dhe dialogu është i vetmi kanal për zgjidhjen e “çështjeve dypalëshe”.

“Përkrahja jonë teknike, mbështetja jonë ekonomike dhe ndikimi ynë politik qëndron pas kësaj, sepse në fund të fundit, aspiratat tona më të mëdha janë që Kosova dhe Serbia të anëtarësohen në Bashkimin Evropian”, ka thënë ndër tjerash Escobar.