Eros Grezda konfirmon lidhjen me Ajsel Abazin

Futbollisti i njohur shqiptar, Eros Grezda, komentohet shumë për jetën e tij private.

Së fundi, futbollisti sërish po përflitet për një histori të re dashurie, shkruan lajmi.net.

Ai u komentua për një lidhje të re me këngëtaren shqiptare, Ajsel Abazi.

Ata kanë ditë që po postojnë imazhe krah njëri-tjetrit.

Radha erdhi tek futbollisti, i cili ka postuar një imazh krah Ajselit në një ashensor.

Me këtë edhe konfirmohet lidhja pas shumë zërave rreth tyre.

Ndryshe, Ajseli është kushërira e Almeda Abazi./Lajmi.net/