Ermali zbulon sekretin e suksesit në karrierë

Mbrëmë “Sing my Song” iu dedikua këngëtarit Ermal Fejzullahu. Artisti në 60 minuta rrëfeu mbi jetën e tij artistike me dekada në skenën muzikore.

Çdo këngë e artistit u kthye në një hit muzikor. Edhe pse ka eksperimentuar shumë në muzikë, Ermali tregoi se ka qenë gjithmonë origjinal, duke mos u larguar nga vetvetja e tij pavarësisht ndryshimeve, si dhe është munduar ti ndjek trendet.

Në anën tjetër edhe pse muzikën e ka trashëgim, ai u shpreh se nuk do ta imponoj tek fëmijët e tij nëse ata nuk e duan këngën si karrierë për vete.