Ermali uron me foton e ushtarëve të UÇK-së: Turp për ata që i gëzohen Gjykatës Speciale

Sot (17 shkurt) shqiptarët kudo në botë festojnë përvjetorin e shpalljes së Kosovës shtet, shkruan lajmi.net.

Figura të njohura publike kanë uruar në mënyra të ndryshme për këtë datë të shënuar, që në orët e para  të mëngjesit.

Ndër ta, edhe këngëtari Ermal Fejzullahu zgjodhi që ditën e Pavarësisë ta urojë në një mënyrë të veçantë.

Ai publikoi një kolazh fotosh me ish-ushtarët e UÇK-së, teksa thekson se falë tyre ne sot gëzojmë lirinë, por nuk harron ta përmend Gjykatën Speciale.

“Urime. Ju jeni simbol i sakrifices, ju jeni luftetare te se vertetes, ju jeni deshmoret e lirise, ju keni nderin e kombit. Fale jush ne sot gezojme lirine. Turp per ata qe i gezohen gjykates speciale”, janë fjalët e Ermalit.

Ndryshe, projekti i fundit muzikor nga ky artist është “Përjetësi”, këngë të cilën e solli në bashkëpunim me Fifin.