Ermal Fejzullahu thotë se është turp që këngëtarët të ankohen për lek

Si edhe shumë sektorë tjera edhe sektori i artit/kulturës janë prekur nga pandmeia COVID-19, dhe rrjedhimisht këngëtarët nuk kanë mundur të fitojnë njejtë si sezonet e kaluara nga koncertet muzikore.

Por kjo nuk është arsye që ata të ankohen për mungesë të të hollave, madje këngëtari Ermal Fejzullahu e quan si veprim të turpshëm në një intervistë me ‘Ora verore’

“Kolegët e mi janë ligështuar, sepse nuk kanë pasur shumë punë, por përderisa në trojet e Kosovës dhe të Shqipërisë ka shumë të varfër, për ne është shumë turp të na dëgjojë kush duke u ankuar, e duke thënë nuk kemi punë. Është turp prej Zotit, kështu që ne të bëjmë maksimumin tonë e t’i kënaqim ata. Nuk kanë lidhje pazaret, nuk kanë lidhje lekët, është turpi i botës të flasin këngëtarët për lekë”, u shpreh Ermali.