Christian Eriksen ka vendosur të largohet nga Brentford.
Eriksen i ka përfunduar kontrata me Brentford dhe nuk pritet të nënshkruajë një marrëveshje për rinovim.
Sipas ‘Goal’ danezi ka vendosur të largohet nga ekipi anglez, përcjell lajmi.net.
Brentford i kanë ofruar zgjatje të kontratës, por mesfushori nuk ka pranuar.
Eriksen mund të rikthehet te Tottenham, pasi ata kanë shfaqur interesim ta marrin sërish në radhët e tyre.
Mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e lojtarit.




