Erërat e fuqishme rrëzojnë drunjtë në Prishtinë

Era e fuqishme dhe shiu i rrëmbyeshëm që ka përfshirë disa rajone të Kosovës ka shkaktuar edhe dëme.

Në Prishtinë janë rrëzuar disa drunj në rrugën “Luan Haradinaj”, përballë stacionit policor.

Vendi është rrethuar me shirita, teksa nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

Telegrafi ka provuar të kontaktojë me Policinë e Kosovës, por të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm.

 

Drunj si pasojë e motit të ligë janë rrëzuar edhe në rrugën “Agim Ramadani”.

E në Çagllavicë janë dëmtuar shtyllat e ndriçimit publik.

Mot i ngjashëm si në Prishtinë po mban edhe në disa qytete tjera si: Gjakovë, Rahovec e Ferizaj. /Telegrafi/