Erë dhe shumë ftohtë! Njihuni me parashikimin e motit

Moti sot do të jetë me diell, vranësira të vogla deri mesatare, shumë i ftohtë dhe me erë. Pasdite vranësitë do të rriten, ndërsa në fund të ditës, në pjesët verilindore do të ketë reshje të dobëtabore. Do të fryjë erë mesatare përgjatë Vardarit dhe në pjesët lindore nga veriperëndimi të vendit. Temperaturat minimale do të lëvizin në intervalin -12 deri -4, kurse maksimalja -4 deri në 4 gradë Celsius.

Në Shkup pritet mot me diell dhe vranësira të vogla deri mesatare, shumë ftohtë dhe me erë. Pasdite vranësitë herë pas here do të rriten. Do të fryjë erë mesatare në pjesën veriperëndimore. Temperatura minimale do të zbresë deri në -9, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 2 gradë Celsius.

Ditëve në vijim do të mbajë mot shumë i ftohtë dhe me erë mesatare veriperëndimore. Temperaturat e mëngjesit në shumë vende do të zbresin deri në -10 gradë, ndërsa ato ditore do të jenë kryesisht nën zero. Për shkak të temperaturave të ulëta pritet ngrica. Herë pas here do të ketë rritje të vranësirave me kushte për reshje të dobëta bore, sidomos në mbrëmje dhe në pjesët veriore të vendit. Në fund të javës temperaturat do të kenë një rritje të lehtë.