Erdogani i kërkon Stoltenbergut që Suedia të ndalojë protestat e kurdëve nëse do anëtarësim në NATO

Suedia duhet të ndalojë protestat e mbështetësve të Partisë së jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) në Stokholm për të marrë dritën jeshile për ofertën e saj për anëtarësim në NATO, i ka thënë presidenti Rexheo Tajip Erdogan sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në një telefonatë.

Erdogan i tha Stoltenberg se Turqia kishte një qëndrim konstruktiv, por ndryshimi i ligjeve të Suedisë për terrorizmin për të përmbushur kërkesat nga Ankaraja ishte “i pakuptimtë” ndërsa mbështetësit e PKK-së mbajnë protesta në vend, tha presidenca turke në një deklaratë.