Erdogan votoi në Stamboll

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan votoi në Stamboll në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, raporton Anadolu.

Presidenti Erdogan doli nga banesa e tij në zonën Kısıklı në Uskudar së bashku me bashkëshorten e tij Emine Erdogan dhe mbërriti në shkollën “Saffet Çebi” për të votuar.

Erdogan u mirëprit përzemërsisht nga qytetarët që mbushën sheshin e shkollës, ndërkohë presidenti u prit nga kryetari i Bashkisë Uskudar, Hilmi Türkmen, kryetari i AK Partisë për Stambollin , Osman Nuri Kabaktepe si dhe të interesuar të tjerë.

Presidenti Erdogan dhe bashkëshortja e tij Emine Erdoğan hynë në radhë në klasën ku ndodhej kutia e votimit “3279”. Pas përshëndetjes me zyrtarët në kutinë e votimit Erdogan dhe Emine Erdogan u dhanë zyrtarëve të kutive të votimit kartat e tyre të identitetit për kontrollin e nevojshëm.

Erdoğan dhe Emine Erdoğan kaluan në kabinën e votimit dhe më pas kryen procesin duke hedhur zarfet në kutinë e votimit.

Në kutinë e votimit “3279” ku votoi presidenti Erdogan do të kryejnë detyrën e tyre qytetare 380 votues. Në listën e votuesve presidenti Erdogan renditet në vendin 175-të ndërsa Emine Erdogan në vendin e 174-t.

Në të njëjtën shkollë në orët e para të mëngjesit votuan edhe djali i presidentit Erdogan, Bilal dhe bashkëshortja e tij Reyan Erdogan.