Erdogan: Turqia nuk mund ta braktisë Rusinë

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha sot se Turqia nuk mund të largohet nga Rusia ose të heqë dorë nga gazi rus, raporton “RIA Novosti”. Ai theksoi se Turqia ka marrëdhënie si me Rusinë ashtu edhe me Ukrainën, dhe kujtoi se termocentrali bërthamor Akuyu në Turqi po ndërtohet nga Rusia. Erdogan njoftoi se projekti do të përfundojë vitin e ardhshëm. “Kjo është një çështje strategjike për ne, këto janë marrëdhënie strategjike. Nuk mund t’i lëmë, t’i thyejmë”, u tha Erdogan të rinjve dhe fjalimi u postua në llogarinë e tij në Twitter.