Erdogan të hënën viziton Shqipërinë! Zbulohet një pjesë e agjendës

Të hënën presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan pritet të mbërrijë për vizitë zyrtare në Shqipëri. Sipas Radio Televizionit Turk, Erdogan pritet tl hap dhe sesionin e ri parlamentar 2022.

Seanca e parë parlamentare për vitin 2022 në Shqipëri pritet të mbahet të hënën e 17 janarit, ndërkohë pritet që Erdogan të mbajë dhe një fjalë përshëndetëse

Sipas vendimit të mbledhjes së konferencës së kryetarëve, të mbajtur nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, seanca do të nisë në orën 17:00.

Erdogan do të pritet me ceremoni shtetërore nga kryeministri shqiptar Edi Rama, ndërsa takimet do t’i vijojë me presidentin Ilir Meta dhe kryeparlamentaren Lindita Nikolla.

Një pjesë e rëndësishme e vizitës së Presidentit Erdogan lidhet me inaugurimin e bllokut të mbi 500 apartamenteve në qytetin e Laçit të financuar falas nga qeveria turke pas shkatërrimit të tyre nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Në agjendën e tij janë parashikuar edhe vizita të tjera në Shqipëri.