Erdoğan takim dypalësh me homologun rus Putin para konferencës mbi Libinë

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan dhe homologu rus Vladimir Putin fillojnë takimin dypalësh përpara Konferencës së Berlinit mbi Libinë.

Erdoğan: Në mënyrë që në Libi të arrihet paqja, në Samitin e Berlinit duhet të sigurohet pranimi i një armëpushimi dhe kthimi në procesin politik.

Erdoğan: Për procesin politik në Libi dhe zbatimin e fazave të tjera të zgjidhjes, qëndrimi agresiv i Haftarit duhet të përfundojë.

Erdoğan: Përpjekja e përbashkët ka siguruar qetësi relative në terren, por do të marrim frytet kryesore të iniciativave tona me Samitin e Berlinit.